Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se për këtë qëndrim të AAK-së ka marrë mbështetje edhe nga strukturat e partisë në Shtime.
“Në komunën e Shtimes, kisha kënaqësinë të takohem me kolegë të Degës së AAK-së në këtë qytet, bashkëluftëtarë dhe qytetarë me të cilët patëm rastin të bashkëbisedojmë për zhvillimet e fundit politike në vend Gjatë bashkëbisedimit, iu dha mbështetje e plotë qëndrimit të AAK-së lidhur me Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se ka vlerësuar ndihmën e tanë për shtyrjen e proceseve përpara për Kosovën, ndihmë e cila sipas tij, hapë perspektivë të re për zhvillim dhe integrim në proceset euro-atlantike si dhe për njohje të reja.
-
Haradinaj për letrën dërguar SHBA-së dhe BE-së: Kjo dëshmon se Kosova është euroatlantike
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës
-
Haradinaj: Kushdo që e kundërshton propozimin evropian i bën dëm vendit
-
Haradinaj: Planin evropian e mbështetëm për vendin dhe jo për kalkulime elektorale
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO