Propozimit evropian i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në pranimin e këtij propozimi ka luajtur rol të madh SHBA-ja, ka thënë kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj
Haradinaj ka thënë se propozimin e ka mbështetur pasi shënon një kapitull të rëndësishëm “për njohjen edhe 'de jure' të Kosovës”.
Ai ka vlerësuar se pranimi i planit ka qenë më e mira e mundshme.
“Kjo mbështetje është bërë ekskluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral.
Këto janë momente jetike për të ardhmen e Kosovës, prandaj kërkohet një unitet politik, i cili në asnjë rrethanë nuk mund të kuptohet si mbështetje për individin”.
Edhe
Haradinaj: Kushdo që e kundërshton propozimin evropian i bën dëm vendit
Megjithë mbështetjen që i ka dhënë, Haradinaj është treguar edhe kritik për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Ka thënë se duhet të sqarohen e adresohen të gjitha shqetësimet e opinionit publik që kanë të bëjnë me aneks-marrëveshjen e cila ende nuk është bërë publike.
“Gjithmonë do të kemi kohë t'i diskutojmë kusuret e Kryeministrit dhe të qeverisjes së tij katastrofike në planin e brendshëm. Natyrisht, mbetet edhe shumë punë për tu bërë, në mënyrë që krejt ky proces kaq i rëndësishëm, të mos degradojë e të finalizohet me sukses”.
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje për qëndrimin e tij ndaj Planit evropian
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur të shkojmë në zgjedhje, po përgatit pako financiare
-
Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë
-
Haradinaj për letrën e Kurtit dërguar LDK-së: Është dashur të bëhej menjëherë pas zgjedhjeve