Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se partia e tij e mbështet propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Këtë qëndrim Haradinaj e theksoi në mbledhjen e kryesisë së AAK-së të enjten, ku ndër të tjera ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilën ndodhet shteti i Kosovës.
“Qëndrimi i AAK-së në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së. Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilën ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas takimit.
-
Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s'mund të mbetet peng i destruktivitetit të Serbisë
-
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje për qëndrimin e tij ndaj Planit evropian
-
Haradinaj: Planin evropian e mbështetëm për vendin dhe jo për kalkulime elektorale
-
Haradinaj: Pranimi i Planit franko-gjerman e arritur e madhe