Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar të hënën në Bruksel që të mos ketë diskutime të mëtutjeshme për planin franko-gjerman, por vetëm për implementimin e tij.
Haradinaj ka thënë se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë.
“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe. Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja. Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes 'de jure' midis Kosovës dhe Serbisë!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Marrëveshja ka njohjen de-jure në planin ndërkombëtar
-
Haradinaj: Kushdo që e kundërshton propozimin evropian i bën dëm vendit
-
Haradinaj e sheh njohjen nga Serbia në draftin franko-gjerman
-
Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
-
Haradinaj: Pas vendimit për pronat rreth Manastirit, Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman