Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e sheh njohjen nga Serbia në draftin franko-gjerman

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se në draftin franko-gjerman, ka parë se ekziston njohja e Kosovë shtet nga Serbia.

Haradinaj tha në mediumin publik të mërkurën se ky propozim do të jetë marrëveshja mes palëve, e sipas tij, më nuk do të flitet për njohje.

“Kjo edhe de juro , është njohje. E kuptoj se në Serbi dhe presidenti Vuçiqi nuk do ta cilësojë kështu. Nuk besoj se do të ketë më negociata për njohje. Mund të bëhen negociata për vendosje të marrëdhënieve, diplomatike, por Kosova njihet me këtë marrëveshje. Sipas asaj që unë kam parë në dokument, po është njohja faktike dhe formale”, tha Haradinaj.

Të premten e kaluar, deputeti Haradinaj ishte kreu i vetëm opozitar që i shkoi kryeministrit Albin Kurti në takim.

Kurti i ftoi kryetarët e partive opozitare në takim për ta diskutuar çështjen e dialogut. Ndërsa, javën e kaluar është publikuar drafti franko-gjerman ku thuhet se qëndron marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë.