Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Pas vendimit për pronat rreth Manastirit, Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman.

Vendimin e djeshëm të Qeverisë, përmes së cilit urdhëroi zbatimin e atij të Gjykatës Kushtetuese që t’i jepen 24 hektarët Manastirit të Deçanit, Haradinaj e quajti të turpshëm

“Ajo është shprehja e popullit edhe fik edhe korit po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Kjo Qeveri po i harxhon krejt kartat”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka potencuar se Qeveria po e kthen vendin prapa me menaxhimin e situatave dhe komunikimin me SHBA-në.

“Besoj që po shihet ku jemi në atë periudhën që po dënohemi për qasjen për mënyrën si i kemi menaxhu këto marrëdhënie, obligimet e marra nga plani franko-gjerman i mbështetur prej amerikanëve kanë mundur me ec përpara drejt NATO-s gjë që është kthyer mbrapa. Po gjen tema me rrit populizmin, me rrit emrin e vet po shihet që është e qëllimshme”.