Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e komunitetit rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë.
Haradinaj ka thënë se Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë.
“Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Komuniteti rom në Kosovë luan rol të rëndësishëm
-
Haradinaj: Do të bëjmë përpjekje për përfaqësim të barabartë të komuniteteve
-
Në ditën e tyre, romët kërkojnë të drejtat elementare
-
Kurti e Osmani urojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve
-
Kryeministri bën thirrje për luftimin e diskriminimit ndaj komunitetit rom