Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin rom me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre.
Thaçi shkroi se ky komunitet luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike e institucionale dhe se si shtet krenohemi me romët.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale. Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, shkroi Thaçi në Facebook.
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Presidenti italian uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës për në BE
-
Osmani e Haxhiu urojnë Ditën e Komunitetit Ashkali
-
Rama: Faktorët politikë ta çmojnë ftesën e Trumpit për Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes
-
Totaj: Zhvillimi i Prizrenit përfshin të gjithë qytetarët pa dallim