Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Thaçin e duam, por taksën nuk e heqim

Foto: Koha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është i painfornuar rreth deklaratës së presidentit Hahsim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë heqjen masës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

“Nuk e kam lexuar atë deklaratë të presidentit”, tha Haradinaj.

I pyetur po ashtu rreth deklaratës se presidentit Thaçi, i cili ka thënë se ideja për taksën ishte e Enver Hoxhajt dhe e Kadri Veselit, Haradinaj është përgjigjur shkurt se “ne e duam presidentin, është i joni”, raporton KTV.

Por, Haradinaj thotë se nuk do të zmbrapset nga vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, pa e njohur Serbia Kosovën.

“Taksa është vendim i Qeverisë dhe është vendim legjitim, për të cilin janë informuar të gjitha Qeveritë e vendeve tjera. Nëse na njeh Serbia, sot e heqim”, ka thënë ai.

Haradinaj tha po ashtu se vendi e ka avancuar infrastrukturën ligjore në fushën e investimeve strategjike dhe po hyn në një fazë të zhvillimit intensiv.

Edhe Haradinaj shpreh vetëm dashuri për presidentin Arbëri Haradinaj shpreh vetëm dashuri për presidentin

“Së shpejti do të kemi investimin e parë strategjik nga njëmbëdhjetë të tilla që janë në proces me rreth dy miliardë euro. Gjatë vizitës së punës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, me ministrin Endrit Shala biseduam për domosdoshmërinë e krijimit të një vlere të re si nxitje e zhvillimit të hovshëm ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një konference për media pas vizitës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.