Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet sapo të vendoset reciprociteti.
Kurti ka thënë se po pret nga Serbia të deklarohet nëse ka vullnet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, raporton KTV.
Unifikimin e politikës së jashtme të vendit, Kurti e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme dhe për këtë, ka paralajmëruar koordinim me presidentin Hashim Thaçi.
Ndaj këtyre paralajmërimeve për tarifën, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili mori vendim për vendosjen e kësaj mase.
“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njëjtën. Taksa të hiqet me njohje dhe zgjidhet problemi. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do të mbetesh duarthatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në anën tjetër, Twitteri ka qenë rrjeti social ku gjatë së premtes, është diskutuar tarifa ndaj Serbisë.
Edhe
Kurti siguron mbështetjen amerikane për zëvendësimin e taksës me reciprocitet
Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, sërish i është kundërpërgjigjur kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Twitter.
Diplomati amerikan i ka bërë thirrje liderit opozitar, Kadri Veseli, që ta përkrahë Qeverinë për heqjen e taksës. Por, Veseli, duke iu përgjigjur Grenellit, ka thënë se Kurti është gënjeshtar. Ndërsa, Grenelli ka reaguar sërish, duke i thënë Veselit se është i gatshëm t’ia sqarojë atij përse duhet hequr tarifa menjëherë.
-
Haradinaj: Me heqjen e taksës, Kurti ia humbi Kosovës kapitalin politik për njohje nga Serbia
-
Qeveria nuk tregon si do të veprojë rreth taksës, pasi nuk e hoqi pjesërisht
-
Kurti thotë se nuk do ta heqë taksën derisa të kenë qëndrim të përbashkët me LDK-në
-
Kurti: Serbia po e vazhdon fushatën e saj të çnjohjeve edhe pas paralajmërimit tonë për heqje të taksës