Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social facebook, ka folur për kontratën me qytetarët e Kosovës, për të cilën ka thënë se është më e rëndësishme se intereset personale.
Si Kosovë, shkruan Haradinaj, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.
“Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai thotë se çdo nënshkrim për interesa personale e grupore, sjell pasoja tragjike për të ardhmen e vendit.
“Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin. Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund, thotë Haradinaj, “vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike”.
-
Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën në vend
-
Haradinaj akuzon pushtetin: Po i rrezikon të gjitha arritjet e deritashme të Kosovës
-
Haradinaj: Kurti të dorëhiqet dhe t’ia kthejë mandatin popullit
-
Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit – interes kombëtar
-
Haradinaj - Kurtit: Po rrëshqet në tradhti nëse nuk harmonizohesh me kërkesat amerikane