Ramush Haradinaj ka publikuar edhe një shkrim pas konferencës së sotme për media ku tha se i ka kërkuar kryeministrit që të shfuqizojë vendimin për targat.
Sipas kreut të AAK-së, kryeministri Albin Kurti nuk e ka idenë e çka po ndodhë me vendin e tij dhe situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast.
Ka thënë se Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, “e jo për populizma që me to t'i shërojë egot e sëmura Kryeministri”.
Ndërkaq, ka theksuar se Kurti bën tradhti nëse nuk harmonizohet me kërkesat amerikane.
“Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë. Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”, ka shkruar Haradinaj.
-
Kastrati: Tensionimi i marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së nga Kurti është tradhti kombëtare
-
Haradinaj: Kurti të bëjë kthesë 180 shkallë, me këtë kurs po rrezikon ekzistencën e shtetit
-
Haradinaj kërkon nga Kurti të japë dorëheqje
-
Haradinaj: Kurti e dërgoi veriun në prag të ndarjes nga Kosova
-
Haradinaj: Kurti po e ndihmon skenarin serb për dështimin e planit franko-gjerman