Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj premton zgjidhje për banorët e Hades dhe Shipitullës

Ditën e dytë pas marrjes së postit, kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në këtë korporatë Haradinaj është takuar me menaxhmentin e KEK-ut dhe kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsyeja pse kanë shkuar në KEK, sipas Haradinajt është se situata aty nuk është në rregull.

“Kur e them këtë nuk po flas vetëm për menaxhim, por rasti i Shipitullës që zgjat me vjet tregon që diçka që ka ngec. Ne duam ta gjejmë ku është duke ngecur, ku është gabimi. Nuk munden këto tema të shkojnë pa kufi”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Ai u takua edhe me banorët e Hades dhe Shipitullës të cilët kanë qëndruar para Komunës së Obiliqit ku u premtoi se do të mbajë një takim me ta për ta gjetur një zgjidhje.