Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj s’mban premtimin, asnjë banor i Shipitullës nuk u punësua në KEK

Në kohën kur Kosova rrezikohej nga kolapsi energjetik, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte lidhur marrëveshje me banorët e Shipitullës për punësim në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Por, edhe pasi kanë kaluar afër tetë muaj, kjo marrëveshje ka mbetur vetëm në letër, pasi që kryeministri nuk po e zbaton atë, raporton KTV.

Asnjë banor i këtij fshati ende nuk është punësuar në KEK, pavarësisht premtimit të Haradinajt, se do të ketë vend pune për nga një anëtar të secilës familje.

Zbatimin e kësaj marrëveshjeje po e kërkojnë të rinjtë, emrat e të cilëve janë në listë të pritjes për punësim, që është në zyrat e Qeverisë.

Më të shqetësuarit janë të zhvendosurit, të cilët thonë se tokat ku kanë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore, tashmë janë shpronësuar, duke mbetur edhe pa atë punë.

Edhe Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK Video Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK

Përmes asaj marrëveshjeje parashihej që procesi i punësimit të bëhet në faza të ndara.

Në fazën e parë ishte paraparë që të punësoheshin 100 persona, për të vazhduar pastaj edhe me fazat e tjera.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin banorët e lënë fajtor, bashkë me kryeministrin, thotë se si komunë ka qenë vetëm në rolin e ndërmjetësuesit.

Gashi, që gjithashtu është anëtar i AAK-së, thotë se ka dërguar shkresa në Qeveri për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë se janë disa faza që duhet të respektohen, duke shtuar se procesi nuk mund të kryhet brenda javës apo muajit.

Edhe Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK Arbëri Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK

Sidoqoftë, në fund të vitit të kaluar, pasi ishte arritur kjo marrëveshje, KEK-u kishte shpallur vende të lira të punës.

Aty nuk arriti të punësohej asnjë banor, pasi që për bazë ishte marrë Ligji për Obiliqin dhe ishin punësuar kandidatë të tjerë.