Është arritur marrëveshja me banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit për shpronësimin e pronave.
Kryeministri Ramush Haradinaj, të mërkurën mbrëma, ka vizituar mihjen sipërfaqësore në këtë fshat, për të parë nga afër rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët punën e tyre e kishin ndërprerë para 14 muajsh, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalë marrëveshjes, sipas drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, Kosova ka shpëtuar nga një katastrofë.
E Haradinaj ka njoftuar se vendimet për shpronësim dhe atë për punësimin e një familjari të këtyre familjeve do t’i dërgojë të premten në Qeveri.
Ndërsa ka shtuar se modeli i kompensimit për këta banorë do të jetë i njëjtë me atë të lagjes Shala të Hades.
Por procesi i zhvendosjes në Hade ishte cilësuar si i dështuar në Raportin Hetues të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, i publikuar në fund të vitit të kaluar.
Në raport thuhej se banorëve u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme gjatë zhvendosjes, për t’u hapur rrugë mihjeve për termocentralin e propozuar “Kosova e Re”.