Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka premtuar zjarrfikësve se kërkesat e tyre do të gjejnë zgjidhje brenda dy javësh.
Sipas tij, për dy javë, kërkesat e zjarrfikësve do të jenë temë diskutimi në mbledhjen e qeverisë dhe me këtë rast atyre do t’u ofrohet zgjidhje.
“Qeveria e Kosovës është shtëpia e juaj dhe nga këtu do të gjendet zgjidhja për problemet që i keni, e të cilat datojnë që nga viti 2008”, ka thënë ai.
Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim nga zjarrfikësit, duke thënë se qeveria është në hartim të një koncept-dokumenti që do t’i rregullojë për periudhë afatgjate problemet me të cilat përballen zjarrfikësit në Kosovë. Sipas tij, numri i zjarrfikësve s’është shumë i madh dhe problemi i tyre mund të menaxhohet më lehtë.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, numëroi disa nga kërkesat prioritare, si rritja e pagesës për rrezikshmëri në punë, ngritja e koeficientit deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga, kompensimi i ndërrimit të natës dhe i punës jashtë orarit.
-
Haradinaj thotë se do të adresohen të gjitha kërkesat që kanë zjarrfikësit
-
Haradinaj viziton zjarrfikësit, i lut që sonte të bëjnë maksimumin e tyre
-
Një premtim i Haradinajt bën që zjarrfikësit të pezullojnë protestën, për një afat të pacaktuar
-
Para se t’i ftonte në takim Haradinaj pati përplasje me zjarrfikësit, dikush i tha atij hajn
-
Zjarrfikësit i kërkojnë Haradinajt zgjidhjen e problemeve të tyre