Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme si pasojë e mungesës së mjeteve adekuate për punë dhe mosdefinimit të statusit të tyre.
Zjarrfikësit janë të indinjuar që tash e sa vjet askush nga institucionet nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për këtë, të enjten kanë dalë për të protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton KTV.
Pos kushteve më të mira për punë, ata kanë kërkuar edhe nivelizim të pagave.
Ata kanë thënë se është e papranueshme se si institucionet i kanë neglizhuar në vazhdimësi kërkesat e tyre.
Thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh kërkesat e zjarrfikësve, i ka bërë edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, ata i ka takuar vet kryeministri Ramush Haradinaj.
Edhe
Zjarrfikësit sërish në protestë para Qeverisë, kërkojnë kushte më të mira
Ai megjithatë pati një përplasje me ta para se t’i ftonte brenda ndërtesës së Qeverisë për takim.
Qeveria ka njoftuar se është duke hartuar një koncept-dokument, nëpërmjet të cilit synohet të përmbushen kërkesat e tyre dhe të zgjidhet statusi i zjarrfikësve.