Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkuan zgjidhjen e problemeve me të cilat ata ballafaqohen si një nga shërbimet emergjente në vend.
Muharrem Bejta i renditi kërkesat sindikale, me shpresë që kryeministri t’u dalë në ndihmë.
“Prej vitit 2008 jemi në një gjendje që është shumë e paqartë, në të gjitha aspektet. Të gjitha kërkesat tona kanë mbetur vetëm në letër. Kemi organizuar edhe protesta, por askush nuk është marrë me ne”, ka thënë Bejta.
Ai ka kërkuar definimin e statusit ligjor, të qartësohet nëse me zjarrfikësit menaxhon Qeveria qendrore ose komunat, rritjen e buxhetit për pajisjet teknike, pasi zjarrfikësit janë të rrezikuar më shumë nga pajisjet që i kanë, se sa nga zjarret, të pranohet puna jashtë orarit dhe të shqyrtohet mundësia e rritjes së pagave dhe pensioni i beneficuar.
Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj u tha sindikalistëve të zjarrfikësve, se Qeveria që ai e udhëheq po përpiqet që t’i kuptojë dhe të përballet me të gjitha temat në vend, përfshirë edhe zjarrfikësit.
Edhe
Sindikata e Zjarrfikësve i drejtohet kryeministrit Kurti me disa kërkesa
“Mos përtoni, ato që vlerësoni që janë me rëndësi që t’i dimë ne dhe që mendoni që janë detyrat tona, po ashtu të na i vini në dukje”, tha Haradinaj.
Ai u zotua se do të qartësohet shpejt situata se cilat janë marrëdhëniet e zjarrfikësve me komunën dhe cilat janë të nivelit kombëtar, dhe në këtë aspekt të dihet se cilën të drejtë duhet ta kërkojnë zjarrfikësit nga komuna dhe cilën nga Qeveria.
-
Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira pune, thonë se janë të neglizhuar
-
Haradinaj thotë se do të adresohen të gjitha kërkesat që kanë zjarrfikësit
-
Zjarrfikësit ngrenë shqetësimet për gjendjen e rëndë në punë, frikë se nga janari mbesin pa paga
-
Zjarrfikësit kërcënojnë me protesta nëse nuk përmirësohet gjendja e tyre