Kryeministri Ramush Haradinaj ka potencuar edhe një herë se taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe do të mbetet në fuqi deri atëherë kur të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia dhe se askush nuk duhet të kalkulojë ndryshe.
Këto komente, kreu i Qeverisë, i ka bërë gjatë Konventës së parë të Prodhuesve të Kosovës, që është organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për faktin se prodhimet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnjë, transmeton kp.
Po ashtu, ai tha se shumë operatorë të Serbisë operojnë në Kosovë si një treg i hapur, ndërsa asnjë nga Kosova nuk ka mundur të operojë atje dhe pikërisht për këtë, siç theksoi ai, sfida në një mënyrë nuk është e keqe, duke thënë se ai që ka arritur sot shumë, ka pasur të kaluar jo të lehtë.
I pari i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se tani është koha t’u jepet përparësi produkteve vendore, ndërsa ua tërhoqi vërejtjen prodhuesve të mos manipulojnë me çmime.
-
Haradinaj përsërit: Taksa ndaj Serbisë mbetet deri në njohje të Kosovës
-
Taksa mbetet deri në njohje nga Serbia, thotë Haradinaj
-
Kurti thotë se nuk do ta heqë taksën derisa të kenë qëndrim të përbashkët me LDK-në
-
Haradinaj thotë se taksën e largon vetëm Serbia duke e njohur Kosovën
-
Haradinaj: Me taksën 100% iu treguam miqve ndërkombëtarë se Kosova nuk i nënshtrohet Serbisë