Presioni i Bashkimit Evropian për t’u tërhequr nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e ka zmbrapsur Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se masat që janë vendosur për këto produkte duhet të jenë të përhershme derisa Serbia ta njohë Kosovën shtet të pavarur, shkruan sot Koha Ditore.
Tërheqja e kësaj mase, sipas tij, do të ishte heqje dorë nga vetvetja. Përfaqësues të Qeverisë kanë paralajmëruar edhe masa të tjera karshi Serbisë.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së enjte, mbi 20 maune me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina pasi janë informuar për taksën e vendosur janë kthyer mbrapa për në vendin e origjinës. Disa prej tyre janë kthyer edhe shkaku i deklaracioneve që nuk njohin shtetësinë e Kosovës. Pas kësaj, përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë kanë rritur komunikimin me bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, për krijim të alternativave për furnizim emergjent dhe afatgjatë./Sanie Jusufi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Haradinaj: Taksa 100% nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës
-
Haradinaj s’tërhiqet nga taksa 100 për qind për mallrat serbe, as pas takimit me Hahnin
-
Haradinaj përsërit: Taksa ndaj Serbisë mbetet deri në njohje të Kosovës
-
Haradinaj: Me taksën 100% iu treguam miqve ndërkombëtarë se Kosova nuk i nënshtrohet Serbisë
-
Taksa, ‘karta’ e Haradinajt për dialogun