Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për trajtimin e punëtorëve.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, më 1 maj, Haradinaj tha se Qeveria Kurti në vend të dialogut me sindikata bën monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë.
“Qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve. Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ulëtat në rajon. Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin. Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë. Kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese! Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Kurti mburret me gjendjen e punëtorëve, e opozita e akuzon për shuarjen e dialogut social
-
Haradinaj: Qeveria Kurti ka bërë çdo gjë që s’është dashur për përmirësim të tregut të punës
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta