Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se duhet më shumë angazhim për një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë të qytetarëve.
Hamza ka thënë se Dita e Punëtorëve po e gjen Kosovën me shumë sfida. Ai ka kritikuar qeverinë në detyrë për mosangazhim.
“Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida: paga të ulëta, çmime të larta dhe një qeveri që e ka harruar punëtorin. Shumë prej jush punoni çdo ditë, por mezi ia dilni. Pa kushte të mira pune, pa siguri, pa mbështetje. Shumë familje në vendin tonë luftojnë çdo ditë për një jetë më të mirë. Ky është realiteti ynë, të cilin duhet ta ndryshojmë së bashku”, ka deklaruar Hamza.
Protestohet për 1 Maj, 10 të vdekur në vende pune sivjet
Sot në Kosovë shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve. Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit...
Artikuj të ngjashëm
-
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar
-
Hamza: Do ta kthejmë Kosovën kah e mbara
-
Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit
-
Hamza zotohet për ulje të barrës financiare për familjet
-
Hamza: Bizneset mezi po mbijetojnë e qytetarët po varfërohen