Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit që të premten e ka zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar se largimi nga këshillat amerikane, në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, është i dëmshëm e mund t’i kushtojnë Kosovës.
Haradinaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Kosovë. Ai ka theksuar se për AAK-në partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.
“Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës. Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës
-
Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane mund t'i kushtojë Kosovës
-
Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë
-
Hovenier përmend Kosovën: Shpërbërja e USAID-it i rrezikon popullsitë e shteteve të cenueshme