Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se largimi nga këshillat që vijnë nga SHBA-ja për Kosovën, do të ishte gabim i kushtueshëm.
Ai shkroi në Facebook të enjten se aleatët strategjikë, në krye me SHBA-në, kanë rol madhor në marrëveshjen finale me Serbinë.
“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Deputeti i partisë opozitare theksoi se përballë Serbisë, Kosovës i duhet unitet politik, që sipas tij, marrëveshja që hap dyert për NATO-n dhe organizatat ndërkombëtare, të përmbyllet “sa më parë”.
-
Haradinaj pas takimit me Hovenierin: Largimi nga këshillat amerikane, i dëmshëm për Kosovën
-
Haradinaj: Kam provuar ta këshilloj kryeministrin, por nuk e ka kuptuar rëndësinë e rolit amerikan
-
Haradinaj: Ka ardhur koha për kontratë të re me SHBA-në
-
Haradinaj premton se Kosovën “do ta bëjë më të jetueshme”
-
Haradinaj: Serbia do të jepte miliarda ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane, Kurti e bëri pa pagesë