Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ndërprerja e projekteve së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Kosovë, e dëmton pozitën e SHBA-së në botë, shton rrezikun për vendet e cenueshme dhe dëmton padrejtësisht nëpunësit publikë dhe jopartiakë.
Në një opinion të publikuar në “TheBellighamHarald”, Hovenier është shprehur se USAID-i është mjet i vlefshëm i politikës së jashtme amerikane, duke theksuar se kishte rol të madh në avancimin e sigurisë dhe stabilitet në Kosovë, si njëri prej vendeve të shkatërruara nga lufta.
Sipas ish-ambasadorit, më pak se një për qind e buxhetit federal që shkonte për USAID-in, kishte kthime të mëdha për Amerikën.
Lexo edhe:
“Vendimi i papritur i Administratës Trump për të tërhequr pothuajse tërë forcën e punës së USAID-it jashtë shtetit i ndëshkon padrejtësisht nëpunësit publikë, të përkushtuar që t’i zbatojnë me besnikëri politikat e SHBA-së dhe programet e miratuara nga Kongresi”, ka thënë Hovenier.
Sipas Hovenierit, përpjekja e Trumpit për të shpërbërë USAID-in i dëmton interesat prioritare të SHBA-së, mohon ndihmën për shpëtim të jetëve dhe keqtrajton nëpunësit publikë të SHBA-së.
-
Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Kushtetueses çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
-
Serwer: Parandalimi i luftës civile ishte një nga gjërat më të mira që kam bërë në Kosovë
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
OEAK: Refuzimi i gazit amerikan rrezikon partneritetin me SHBA-në
-
SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën