Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ftesa për seancë të jashtëzakonshme është e çuditshme, pasi ishin pikërisht ata, duke aluduar në LDK-në, Alternativën e Vetëvendosjen që kërkuan dje të mos debatohet.
Ndonëse ka thënë se e respektojnë Kuvendin, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, raporton Koha.net.
“Dje ishte seanca për zgjedhjen e qeverisë, e sot na kanë njoftuar se ka ftesë edhe për një seancë ku është mjaft e habitshme sepse kërkesa për ndërprerje të debatit ishte bërë nga opozita dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë. Dje e pamë si shkoi rrjedha e Parlamentit dhe kjo e sotmja është e pakuptimtë”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
-
Nesër seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri
-
Haradinaj: Shtyhet për një ditë tjetër seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria
-
Haradinaj e quan të gabuar mos ardhjen e opozitës në seancën e jashtëzakonshme
-
Haradinaj i habitur që opozita s’mori pjesë në votimin e buxhetit
-
Vazhdon seanca në Kuvend