Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të mbahet nesër seanca e jashtëzakonshme.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ligjet që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane – ERA.

Kryesia vendosi që konform kërkesës, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakoshme të martën, më 13 nëntor 2018, në orën 10:00, në të cilën pritet të shqyrtojë projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave. ​

Lexo edhe: Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka folur në lidhje me kërcënimet e Listës Serbe duke thënë se dikush tenton ta shantazhojë qenësinë e vendit nuk i intereson karrigeje.

“Sa i përket koalicionit , ky vend e ka një sovran, nëse dikush tenton me shantazhu qenësinë e vendit, karrigeje nuk na intereson asnjë moment, nuk ka kushtëzime nuk pranojnë asnjë shantazhim e sidomos nga Lista Serbe. Ne si partnerë jemi të interesuar ta çojmë deri në 2021, askush nuk mund ta shantazhojë askënd as PDK as kryeministrin . Ideja është me vazhduar deri vitin 2021", tha ai.

Lexo edhe: Deklarimi i Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, momentum i ri në skenën politike

Veseli tutje tha se krahas skepticizmit që është shprehur për vizitat e tij në agjendën për liberalizim të vizave është shprehur se do vazhdojë turin e tij pasi që nesër do të udhëtojë për në Finlandë dhe më pas për në Belgjikë me qëllim që ta largojë skepticizmin që e kanë disa vende për liberalizimin e vizave.