Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të kryeministrit, do të mblidhen të enjten nga ora 9:00 e mëngjesit, në seancë të jashtëzakonshme.
Aty do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Dialogun si dhe Platforma për fazën finale të dialogut, dokument ky i hartuar nga Komisioni Shtetëror për Dialog, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që aprovimi i platformës në Kuvend t’i hapë rrugë suspendimit të taksës.
Ai pret që në Kuvend të ketë vendimmarrje.
Por, opozita, platformën e ka quajtur si dokumentin më absurd që mund të vijë në Kuvend.
Ndërkohë, edhe Komisioni për Punë të Jashtme i ka dhënë votë edhe Projektligjit për Dialog edhe Platformës.
Ata u mblodhën pasdite, pa praninë e anëtarëve nga opozita.