Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër seancë e jashtëzakonshme, Veseli e Haradinaj thonë se s’mund të shantazhohen nga Lista Serbe

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka lënë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, por assesi të shantazhohen nga partneri i koalicionit, Lista Serbe.

Veseli ka thënë se në momentin që cenohet qenësia e shtetit, atij nuk do t’i interesojë karrigia dhe do të drejtohet te sovrani, raporton KTV.

Por, shefi i Qeverisë para se të shkojë në zgjedhje, do që të përfundojë puna me liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se serbët janë të lirë në vendime, derisa ka paralajmëruar mundësinë e rritjes së taksës për produktet e Serbisë.

Pikërisht për të ndihmuar në procesin e liberalizimit kryeministri ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën nga ora 10:00.

Aty do të shqyrtohet pakoja e ligjeve që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Edhe Të enjten seanca e jashtëzakonshme për skandalet në diplomaci Arbëri Të enjten seanca e jashtëzakonshme për skandalet në diplomaci

Kryeministri, gjatë ditës, është takuar me Komisionin për Legjislacion bashkë me dy vartësit e tij, Abelard Tahiri e Dhurata Hoxha.

Por, anëtarët e komisionit, sidomos ata nga opozita, e kanë kundërshtuar këtë seancë plenare aty ku pritet që të shqyrtohen me urgjencë projektligjet për Kodin Penal, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, ai për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale dhe Projektligji për përgjegjësinë disiplinore.

Pavarësisht kërkesës së komisionit që kjo seancë të shtyhet dhe pajtimin që pati kryeministri, në faqen zyrtare të Kuvendit figuron se seanca do të mbahet këtë të martë.