Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se Agjenda e Kuvendit do të jetë e mbushur me projektligje që kanë të bëjnë me agjendën Evropiane.
“Kjo do të ndikojë direkt në liberalizimin e vizave. Ne të gjitha kriteret i kemi përmbushur. Nuk ka arsye të ketë vendimmarrje tjetër pos asaj që është e drejtë për qytetarët. Kosova e meriton, Kosova pret vendim që nuk e turpëron BE-në”, tha Veseli, raporton KTV.
Të enjten, tha ai, do të mbahet seanca e kërkuar nga opozita që ka të bëjë me skandalet diplomatike ndërkohë të premten seancë e rregullt.
Lexo edhe: Mungesa e Haradinajt e Pacollit e dështon seancën për skandalet në diplomaci
Ky vendim u mor pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kur u pyet për takimin që do të mbahet sot mes Veselit, ministrit të Financave, Bedri Hamza, ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havolli, Veseli tha se në Kosovë do të sundojë ligji, nuk do të ketë tolerancë për ata që do të mundohen të përfitojnë mbi kurrizin e qytetarëve.
Për sa i përket INTERPOL-it, Veseli u shpreh optimist por tha se, “nuk dua të flasë pa u kryer puna, sepse Serbia po luan rol destruktiv duke tentuar t’i bëjë dëm Kosovës, por nuk do të mundet”.
-
Veseli: Nuk pranojmë kushte të reja për liberalizim
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi
-
Veseli: Mos heqja e vizave, më shumë se një turp për BE-në
-
Veseli - Hahnit: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet
-
Analistët thonë se janë 10 shtete që hezitojnë t’i heqin vizat kosovarëve