17:15 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mos ardhjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit e ka quajtur të gabuar, ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë nga votimi i rezolutës së opozitës, ka thënë se tashmë e kanë të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.
Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me delegatin apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz.
Ndërkohë që opozita nuk ishte pjesë e debatit për votimin e delegacionit qeveritar që do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishme në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.
Ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se tashmë e kane të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.
"E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme", ka thënë ai.
Edhe
Haradinaj e konsideron sinjal pozitiv prezencën e opozitës në Kuvend
Haradinaj ka bërë të ditur se nuk është propozuar platformë lidhur me bisedimet me palën serbe për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm një delegacion.
“Ju kujtohet, kohë më përpara Kuvendit i kam propozuar platformën, por atëherë nuk kishte mirëkuptim. Tash i kam propozuar delegacionin. Të shohim tash a do të ketë mirëkuptim. Kur më herët i kemi propozuar Kuvendit platformë ka për qëllim për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut”, u shpreh Haradinaj.
Hoti: Ashtu si u krijua qeveria, pozita po pret serbët
16:53 - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një deklaratë për media ka folur për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme, duke thënë se ashtu siç u krijua qeveria, pozita po pret deputetët serbë për të bërë vota.
Gjatë kësaj deklarate, Hoti ka folur edhe për shfaqjen e deputetes Teuta Rugova në seancën e jashtëzakonshme, duke mos respektuar qëndrimin e partisë së saj.
Edhe
S’ka kuorum për seancën e pozitës
“Kam përshtypjen se është situatë sikur është themeluar qeveria, atëherë është dashur të priten deputetët serbë. Tash po ndodh e njëjta gjë”, ka thënë Hoti.
“Rugova e ka nënshkruar listën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. Prezenca e saj nuk është në vijë me qëndrimet e LDK-së”, ka shtuar ai.
Haxhiu: Të pashmangshme protestat dhe organizimet popullore për të ndalur Thaçin
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë të pashmangshme protestat dhe organizimet popullore për të ndalur presidentin Hashim Thaçi që të dialogojë për territorin e Kosovës me Serbinë.
Duke folur pas vendimit për shtyrje të seancës së jashtëzakonshme për të votuar ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë, Haxhiu ka thënë se kjo shtyrje tregon se pozita po bën pazare për të dëmtuar Kosovën.
“E dimë se gjithmonë kanë bërë pazare. Kjo është qeveri e pakicës dhe duhet sa më parë të largohet. Duhet angazhim opozitar e popullor për ta larguar nga pozita. S’kemi luksin që të lejojmë të bëjnë Haradinaj e Thaçi pazare me vendin. Duke marrë parasysh skandalet e përditshme e kemi obligim ta largojmë sa më parë këtë qeveri të pakicës”, ka thënë ajo për KTV-në. “Siç po shkon situata, protestat dhe organizimet popullore janë të pashmangshme. Kemi parë kuvendin duke nxjerrë vendime të dëmshme andaj shpresat nuk mbesin këtu, por pashmangshëm duhet të ketë organizime”.
Edhe
Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës
Haxhiu ka thënë se audioincizimi i fundit i publikuar, ku flitej se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj u ka kërkuar ryshfet tre milionë disa investitorëve gjermanë për t’u ofruar mundësinë e investimit në Kosovë, lidhet me caktimin e tij në krye të ekipit qeveritar për dialogun.
“Që nga paslufta, figurat që kanë dalë edhe nga lufta, janë përfshirë në afera të ndryshme e më pas kanë pranuar pozicione e që edhe sot po tentojnë ta emërojnë Limajn në këtë pozitë për shkak të aferave. Jo rastësisht ishte edhe skandali i fundit për 3 milionë eurot e Limajt”, ka shtuar ajo duke deklaruar se nuk do ta pranojnë këtë ekip.