Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka kuorum për seancën e pozitës

18:15 - Kryeparlamentari Kadri Veseli ka konfirmuar se nuk mund të nisë procesi i votimit për emërimin e ekipit negociator qeveritar.

Sipas tij, kjo ka dështuar për shkak të mungesë së kuorumit.

Ai konfirmoi se seanca e ftuar nga opozita nis në orën 19:30.


Pozita sërish në sallë, kryeministri paralajmëron shtyrje të seancës

18:06 - Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetë të partive në pozitë kanë hyrë në sallë të Kuvendit për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme e paraparë që të fillojë në orën 14:00.

Edhe 64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit Arbëri 2 muaj më parë 64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit

Veseli ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në sallën ku mbahen seancat plenare.

Aty shihen deputetë të PDK-së, Nismës dhe AAK-së si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kjo seancë është thirrur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për të votuar përbërjen e ekipit negociator për dialog me Serbinë.


17:50 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar para gazetarëve se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria është shtyrë për një ditë tjetër.

Ai nuk ka treguar datën e saktë se kur do të mbahet ajo, raporton KTV.

Haradinaj ka thënë se, “do të ishte mirë që ta votonte ekipin qeveritar të dialogut edhe opozita”.

Deputetët e pozitës sërish largohen nga salla e Kuvendit

16:40 - Janë larguar nga salla e seancave të Kuvendit deputetët e pozitës që ishin gati për të nisur seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

Edhe Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin Arbëri 2 muaj më parë Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin

Kjo seancë ishte paraparë fillimisht për orën 14:00, por më pas ishte shtyrë për dy orë. Akoma po vazhdojnë paqartësitë se kur do të mbahet.


Deputetët të koalicionit qeverisës hyjnë në sallën e Kuvendit

16:22 - Deputetë të koalicionit qeverisës kanë hyrë në sallën e Kuvendit, për të nisur seancën e jashtëzakonshme për delegacionin qeveritar për dialogun me Serbinë.


Paqartësi rreth fillimit të seancës së ftuar nga qeveria

16:05 - Akoma po vazhdojnë paqartësitë se kur do të fillojë seanca e ftuar nga qeveria e Kosovës, lidhur me ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

Seanca e paraparë për orën 14:00 ishte shtyrë për dy orë, dhe tani në sallë janë vetëm dy deputetë të PDK-së, Xhavit Haliti e Elmi Reçica.

Seanca e koalicionit qeverisës shtyhet sërish për në orën 16

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës për dje në orën 9, dhe e cila u shty më pas për sot në orën 14, është shtyrë sërish për në orën 16, raporton KTV.

Edhe Kuvendi diskuton për çështjen e presidentit, opozita s'merr pjesë Arbëri 2 muaj më parë Kuvendi diskuton për çështjen e presidentit, opozita s'merr pjesë

Në këtë seancë pritet që të miratohen emrat e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, ekip të cilit i prin Fatmir Limaj i Nismës.

Këtë seancë e kanë bojkotuar gjatë ditës së djeshme partitë opozitare, LDK, VV e PSD, por deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, shpërfilli vendimin e partisë së saj dhe mori pjesë në seancë.