Ndasitë në qëndrime të politikës kosovare karshi përfaqësimit të shtetit në procesin e dialogut, edhe një herë tjetër, do të shpërfaqen të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV
Përderisa në orën 10:00 nis punimet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes, po në të njëjtën orë nis edhe tryeza e thirrur nga kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli. Veseli, seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar vetëm si komplikim të mëtejmë të thirrjes për unitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse ka refuzuar të jetë pjesë e ekipit negociator, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, ka thënë se pa opozitën e mirëfilltë nuk do të ketë zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror.
Pak minuta më vonë, në një postim të dytë, Mustafa ka sqaruar se këto pikëpamje, nuk nënkuptojnë se do t’i bashkohen ekipit negociator.
Se kë do ta ketë përballë, aspak e rëndësishme nuk iu është dukur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, megjithëse i ka përmendur kryesuesit e ekipit negociator, Ahmetin e Limajn.