Sot me fillim nga ora 10:00 kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në takimin e radhës koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim të ftuar janë; Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.
Për dallim nga takimi i djeshëm, sot të ftuar janë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, për të mësuar nëse do ta marrin pjesë në takim, por nuk ka marrë përgjigje.
Dy partitë opozitare kanë bojkotuar takimin e djeshëm, si dhe punën e Kuvendit kur ka qenë fjala për të votuar politikat e pushtetit, siç ishte rasti me buxhetin.
-
LDK-ja dhe VV-ja mungojnë në takimin me ambasadorët e Quintit
-
Nis takimi i drejtuesve të institucioneve të vendit
-
Veseli fton krerët e shtetit për Dialogun
-
Nis takimi i thirrur nga Veseli, pa LDK-në, VV-në e Thaçin
-
Sot takimi koordinues rreth Dialogut, ftesës së Veselit s’i përgjigjen LDK-ja e VV-ja