Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ngushëllon familjen e të vrarës në Prizren, Veseli e quan akt të papranueshëm

Foto: Koha

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, kanë reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentari Kadri Veseli, e ka dënuar vrasjen e Armenda Aliut derisa e ka quajtur akt të papranueshëm.

Ai ka thënë se dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut.

“Gratë në Kosovë kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë”, thuhet në postimin e tij.

Sipas tij, neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më.

Edhe Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave Kronikë Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave

Ndërkaq kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Armenda Aliut.

Ai ka thënë se është thellë i prekur nga vdekja e saj.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Armenda Aliu e cila u vra mbrëmë në Prizren, është nëna e Diellza Hotit, këshilltares së Haradinajt.

Edhe Abdixhiku: Femicidi në Kosovë s’guxon të bëhet gjë e zakonshme Arbëri Abdixhiku: Femicidi në Kosovë s’guxon të bëhet gjë e zakonshme

Lexo edhe: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vrau gruan në Prizren