Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në Samitin e Sofjes dhe në Forumin Ekonomik të Vjenës

Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton kumtesa qeveritare .

Samiti do të udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë Evropën bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Krahas krerëve shtetërorë të vendeve, pjesë e këtij samiti do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.

Tema kryesore e këtij samiti do të jetë konektiviteti, në fushën e transportit, energjisë, infrastrukturës digjitale, edukimit, inovacioni dhe ekonomia digjitale.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përkitazi për samitin, ka thënë se Evropa duhet të luaj një rol aktiv në këtë transformim, meqë do të jetë realitet i të gjithë evropianëve dhe se çdo gjë që do të diskutohet në këtë samit do të ketë impakt global.

Edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit Arbëri 1 muaj më parë Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit

Pjesëmarrësit e samitit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, në të cilën përfshihen 13 pika dhe të cilat do të tregojnë përkushtimin për të ardhmen e përbashkët.

Kryeministri Haradinaj do të qëndrojë në Sofje edhe në ditën e nesërme, ku nis punën Forumi Ekonomik i Vjenës, që bënë bashkë Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrin e Bullgarisë dhe ku Kosova përfaqësohet nga vet kryeministri Haradinaj.