Sofje, 18 maj - Ka nisur sot në Sofje Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj.
Forumi Ekonomik i Vjenës po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë, e cila kryeson edhe Presidencën Evropiane, dhe në të cilën përveç Kosovës po marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, kryeministër i Bullgarisë.
Bashkëpunimi regjional, si pjesë e integrimit evropian, realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.
Forumi Ekonomik i Vjenës po shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në sesionin plenar të këtij forumi, kryeministri Haradinaj do të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturorë të Kosovës dhe planet dhe pritshmëritë e bashkëpunimit mes vendeve të regjionit.
{gallery}
-
Haradinaj në Samitin e Sofjes dhe në Forumin Ekonomik të Vjenës
-
Haradinaj: Kosova pret nga vendet e BE-së të respektojnë marrëveshjen për liberalizim
-
Haradinaj: Vendet e Ballkanit të flasin më shumë me njëri tjetrin, sesa për njëri tjetrin
-
Kush do të jetë nga Kosova në Samitin e Sofjes, Thaçi apo Haradinaj
-
Kurti udhëton në Vjenë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik