Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes - Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal - Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve, njofton kryeministria.
Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti sot pjesë e Samitit të Sofjes
-
Hoti në samitin e Këshillit Atlantik, merr pjesë edhe Vuçiqi
-
Në Kosovë, pak pritje për atë që mund të prodhojë Samiti i Procesit të Berlinit
-
Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
-
Hoti-Kurtit: Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se sa Samiti në Tiranë