Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti-Kurtit: Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se sa Samiti në Tiranë

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur të enjten në Tiranë.

Sipas tij nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në këtë ngjarje.

“Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë.

“Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës. Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”, ka shkruar Hoti.

Para nisjes së Samitit nga zyra e Kurtit kanë thënë se ai do t’u adresohet pjesëmarrësve vetëm përmes një videolidhje.

Edhe Tahiri: Serbia s’ka nevojë të angazhohet për përjashtim të Kosovës, këtë po e bën Kurti Arbëri Tahiri: Serbia s’ka nevojë të angazhohet për përjashtim të Kosovës, këtë po e bën Kurti

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.