Kryeministri Albin Kurti ka treguar arsyen e mospjesëmarrjes në Samitin Ballkani Perëndimor-BE të mbajtur në Tiranë.
Ai ka thënë se vizita në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishte përgatitur nga viti i kaluar, andaj pjesëmarrja në takimin e liderëve të BP-së ishte e pamundur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë ai tha se ndonëse virtualisht, ai mori pjesë në një konferencë ku ka theksuar mbështetjen edhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën, integrimin rajonal përmes Procesit të Berlinit, si dhe përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të këtij procesi.
“Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull ‘Plani i Rritjes dhe Konvergjenca’, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Mosprania e Kurtit në Tiranë është kritikuar nga opozita. Lideri i partisë më të madhe opozitare, PDK, Memli Krasniqi, ka thënë se ky samit është ndër më të rëndësishmit për shtetin e Kosovës, për të cilin kryeministri ka treguar papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet e tij parësore.