Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Poznan të Polonisë, dhe do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Kosovën, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal.
Në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, si dhe kryeministra të tjerë të shteteve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet për çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.
-
Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit
-
Haradinaj: Kosova është pjesë e rëndësishme e procesit të Berlinit
-
Pacolli në Samitin e Ballkanit Perëndimor, aty diskutohen çështjet më të rëndësishme për rajonin
-
Polonia mikpret samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor
-
Haradinaj në Munich për të diskutuar agjendën euroatlantike të Kosovës