Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në Epopenë e Dukagjinit: Kam dashur të vdes për kombin, por vdiqën të tjerë në vendin tim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë manifestimit të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj ka thënë se e vërteta e kësaj dite është se sot në këtë vend kanë mbetur shqiptarët dhe janë larguar forcat serbe.

“E vërteta e kësaj dite është se sot në këtë truall ku jemi kanë mbetur shqiptarët dhe kanë ikur forcat e (v.j. Sllobodan) Millosheviqit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se 24 marsi i ka rilindur edhe një herë shqiptarët e Kosovës.

“Nuk jam nga ata që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashur të vdes, por kanë vdekur të tjerë në vendin tim, vëllezër e shumë tjerë. Edhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them edhe rroftë Amerika, sepse kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, gjatë fjalimit të tij ka thënë se ky është përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet.

Edhe Mijëra qytetarë nderojnë dëshmorët në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit LAJMET E MBRËMJES Mijëra qytetarë nderojnë dëshmorët në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Ai ka shtuar se ndihma dhe mbështetja e aleatëve është thelbësore.

“Të ndërtosh një shtet nuk është lehtë. Akoma më vështirë është kur për të ndërtuar shtetin duhet të luftosh dhe të sakrifikosh më të çmuarën, sidomos tani kur konsiderohet se civilizimi njerëzor duhet t’i ketë tejkaluar apetitet megalomane dhe t’i ketë pranuar të drejtat dhe vlerat universale mbi të cilat zhvillohen shoqëritë demokratike bashkëkohore. Por ja që leksionet e hidhura tentojnë të përsëriten për çdo dekadë dhe në raste të tilla ndihma, përkrahja dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve strategjikë është thelbësore dhe e pazëvendësueshme. E tillë ishte edhe përkrahja luftarake e NATO-s, e SHBA-së, që më 24 mars të vitit 1999 lansoi raketën e parë që simbolizoi edhe fillimin e sulmeve ajrore në Kosovë e Serbi. Ky është edhe një përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet”, ka thënë Xhaferi.