Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Klinë në Festivalin Folklorik "I këndojmë lirisë".
Haradinaj ka theksuar se Mujë Krasniqi - Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës dhe bashkë me Beqirin i kënduan lirisë dhe këngët e tyre u bënë frymëzim për luftëtarët e UÇK-së.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Pata nderin të jem sot në Klinë, në shenjë respekti për veprën heroike të komandant Mujë Krasniqit, vëllait të tij Aliut, Beqir Gashit e 37 bashkëluftëtarëve të tjerë, por edhe në shenjë respekti për të gjallët. Mujë Krasniqi - Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës. Bashkë me Beqirin i kënduan lirisë dhe këngët e tyre u bënë frymëzim për luftëtarët e UÇK-së ku së bashku me këngën ata i dhanë jetë idealit dhe të drejtës tonë. Sot, në Klinë në Festivalin Folklorik "I këndojmë lirisë", kushtuar Mujës tonë, kujtuam dhe nderuam figurën e tij, të një atdhetari të pashoq, që me pushkë e këngë na bashkoi përherë.
-
Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij kujtohen në 25 vjetorin e rënies
-
Limaj: Dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës
-
Haradinaj: Vuçiqi mund ta mohojë masakrën e Reçakut, por s’mund ta mohojë se UÇK-ja e përzuri nga Kosova
-
Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit
-
Çmimin “Mujë Krasniqi” e fitoi ansambli “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi