Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka ngulfatur dialogun me Serbinë, duke prezantuar dialog edhe për territore.
“Mendoj se zonja Mogherini e ka mbytur dhe e ka ç’rregulluar dialogun. Nga një dialog për normalizim e ka kthyer në një dialog për territore. I ka shkaktuar dëm rajonit tonë. Është për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Qëndrimi i saj është i papranueshëm”, është shprehur Haradinaj, raporton KTV.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun
-
Haradinaj e përsërit: Mogherini nuk udhëheq më me dialogun, atë e morën Merkeli e Macroni
-
Haradinaj me akuza të hapura: Thaçi, Rama dhe Mogherini diskutuan për ndarjen
-
Haradinaj: Nuk guxojmë ta mbajmë gjallë temën e kufijve
-
Haradinaj: S’guxojmë ta mbajmë gjallë temën për kufijtë