Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimet e tij dhe të Kosovës në Samitin e Berlinit janë të qarta se diskutimi për kufijtë Kosovë – Serbi është temë e vdekur.
Sipas tij, kjo temë s’guxon të mbetet gjallë sepse e destabilizon rajonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëndrimet e mia dhe të Kosovës dihen. Ia kam thënë përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit e do t’i them gjithmonë që diskutimi për kufijtë e territoret ka qenë gabim. Mirë që ka tejkaluar e s’guxojmë të mbajmë gjallë si temë sepse vetëm sa e destabilizon rajonin. S’kemi qenë kundër që ta udhëheqë Mogherini, por kemi qenë kundër që të devijohet dialogu. Në vend se të flitet për njohje u kthye në dialog për kufijtë dhe territoret. Këtë e kemi shprehë. S’ka të bëjë me personin, por me materien që është gabim”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë.
Ai ka folur edhe për rastin e shembjes së ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë ku si pasojë vdiq një punëtor. Haradinaj ka thënë se ka kërkuar hetim për rastin dhe duhet të jepet përgjegjësi, sidomos pasi u mësua se ishte duke u punuar pa leje. Ka thënë se qeveria është përgjegjëse ndërsa ka shtuar se duhet të bëhet konstatim i përgjegjësive.