Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është larguar rreziku i ndarjes së Kosovës në Samitin e Berlinit, kjo ngase, sipas tij, dialogu tashmë nuk do të udhëhiqet nga Federica Mogherini.
Kreu i ekzekutivit ka shtuar se Mogherini kishte në plan që ta propozonte ndarjen e Kosovës.
Sipas kryeministrit Haradinaj, dialogu me Serbinë është nën përgjegjësi të kancelares gjermane dhe presidentit francez.
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për kryeministrin Ramush Haradinaj, më nuk është ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka thënë se dialogu i është marrë Mogherinit nga duart, meqë, sipas tij, kishe ardhur me një propozim-marrëveshje që përfshinte edhe ndarje të Kosovës.
Sipas Haradinajt, dialogu është tashmë nën përgjegjësi të kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez, Macron.
Edhe
Haradinaj: S’ka qenë lehtë me marrë dialogun nga Mogherini, Thaçi e Vuçiqi me dërgu te Merkel e Macroni
Kreu i ekzekutivit ka thënë se është larguar rreziku për ndarjen e Kosovës, por, sipas tij, për këtë duhet të jenë vigjilentë.
Haradinaj është pyetur edhe për fyerjen që ia bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Të mërkurën, Haradinaj ka thënë se presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës. Por, kjo ishte mohuar nga Mogherini e Rama.
-
Mogherni e mban dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj s’e sqaron si ia mori atë Merkeli e Macroni
-
Haradinaj thotë se dialogu me Serbinë tash është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja
-
Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën ua ndaj menjëherë Kosovën
-
Haradinaj me akuza të hapura: Thaçi, Rama dhe Mogherini diskutuan për ndarjen