Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se i është drejtuar më një letër kryeministrit, Albin Kurti, me të cilën i ka kërkuar që të shtyjë zbatimin e vendimit për targa.
“Ju kam drejtuar me letër kryeministrit. I kam kërkuar që me urgjencë të pranoj kërkesën e Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit në fjalë”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij të gjitha veprimet e Qeverisë duhet të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“I kërkoj kryetarit të Qeverisë që deri në marrëveshjen finale të mos merr asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendin, në cilëndo pjesë të tij, pa koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I kam kërkuar kryeministrit të vë kontakt me këshilltarin nacional të presidentit Biden, Jake Sullivan, për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon deri në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, është shprehur Haradinaj.
Këto kërkesa, Haradinaj ka thënë se vinë, “pas shqetësimit për situatën në veri dhe situatën e sigurisë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë”.
-
Haradinaj: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan
-
Haradinaj: Duhej të pranohej me kohë kërkesa amerikane, tash mund të mos ketë zgjidhje të përkryer
-
Haradinaj: Kurti të pezullojë vendimin për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë
-
Haradinaj: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës
-
Haradinaj - Kurtit: Po rrëshqet në tradhti nëse nuk harmonizohesh me kërkesat amerikane