Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se tani është koha për t’u përmbyllur marrëveshja për njohje.
Ai ka kërkuar që përmbyllja e kësaj marrëveshjeje të bëhet me lidership amerikan.
“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, ka shkruar Haradinaj.
Të mërkurën është arritur marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë
-
Haradinaj: Kurti të pranojë kërkesën e Amerikës për shtyrje të zbatimit të vendimit për targa
-
Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke Kosovë-Serbi është afër
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Rezultat historik