Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë.
Kështu është shprehur ai në fjalimin e mbajtur për 23-vjetorin e themelimit të partisë.
“Përpara kemi procese që nuk janë të lehta. Duhet t’i prijmë çdo procesi që të mos ndalet dhe në mënyrë që ne asnjëherë të mos frikësohemi. Me të drejtë besojmë në Kosovën e zhvilluar ekonomikisht. Do të punojmë për fqinjësi të mirë dhe besoj në marrëveshjen për njohje me Serbinë dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të ecën përpara”, ka thënë ai.
Haradinaj përmendi edhe nevojën për anëtarëismin e Kosovës në NATO, duke thënë se do të punohet pa asnjë kalkulim.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja
-
Haradinaj: Kurti dhe Serbia po e përdorin Asociacionin për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe
-
Haradinaj: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan
-
Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke Kosovë-Serbi është afër
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka