Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t'i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, ka thënë ai.
Sipas tij, implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.
-
Haradinaj i kërkon Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë
-
Haradinaj: Kosova duhet t’i kthehet kursit drejt integrimit
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog